Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë është gjetur i vdekur në banesën e tij, gjatë ditës së djeshme. Rastin ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për rastin.

LEXO EDHE KETE

Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet, flasin sizmologët: Katastrofa në Turqi të jetë mësim për Kosovën

“HETIM I VDEKJES-Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë,  07.02.2023 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Botapress.info/

ngjashme