• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet, flasin sizmologët: Katastrofa në Turqi të jetë mësim për Kosovën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Sizmologët mendojnë se Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë, ndërkaq me rrezik më të lartë janë tri zona.

Duke pasur parasysh këto fakte dhe shembujt e nxjerrë nga tërmetet e fundit në rajon dhe Turqi, inxhinierët e ndërtimtarisë thonë se cilësia e ndërtimeve në Kosovë duhet të rritet përkundër se nuk është në nivel shumë të keq, ndryshim që sipas tyre mund të vijë duke e përmirësuar fazën e realizimit të punimeve, apo mbikëqyrjen e cila duhet të jetë më strikte.

LEXO EDHE KETE

Sot ditë zie në Kosovë, populli solidarizohet me ngjarjet në Turqi e Siri

Tërmete si ky i fundit në Turqi me fuqi 7.8 shkallë të Rihterit, sipas ekspertëve, duhet të jenë mësim edhe për Kosovën.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmik, bënë thirrje që ndërtimet të kryhen sipas standardeve, ndërkaq tregon se Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë.

“Janë tri zona, zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshinë nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan, që e përmenda tërmetin që e kishte goditur atë zonë”, ka thënë Mustafa.

Pikërisht duke pasur parasysh zonat me rrezik më të lartë dhe ndarjen zonale nëpër qytete, edhe inxhinierët bëjnë thirrje që ndërtimet të bëhen me planifikim.

Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë ka theksuar se Kosova sa i përket cilësisë së ndërtimit nuk qëndron keq, por janë disa mangësi.

“Koncepti i parë është i projektimit ku projektimi mendoj që është në nivel, dhe bëhet në standarde evropiane. Pastaj është përdorimi i materialeve që mendoj deri diku ka performancë ose rritje të performancës. Procesi më kritik është procesi i vënies në vepër ose realizimi i punimeve, e për mu si profesionist njëri nga problemet është mbikëqyrja e realizimit të punimeve”, ka shtuar Kabashi.

Kabashi këshillon që të forcohet mbikëqyrja, dhe të bëhet vlerësimi i sigurisë së objekteve ekzistuese të vjetra, përfshirë banesat e banimit, e po ashtu ato të rëndësisë nacionale.

Përgjatë shekullit të fundit zona të ndryshme të Kosovës janë goditur nga tërmete të fuqishme. Prizreni e Peja ishin goditur nga një tërmet me fuqi 6 shkallë të Rihterit, ndërkaq në vitin 1921, në Ferizaj, Gjilan e Viti kishte ndodhur tërmet edhe më i fuqishëm, 6.1 shkallë e Rihterit.

Ndërkohë në regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, u shënua tërmeti tjetër me fuqi 5.7 shkallë të Rihterit, me ç’rast një person kishte vdekur e ishin shkaktuar dëme të mëdha material. /Botapress.info/

Tags: Kosovalekundjetermeti

Të ngjashme

Aktuale

‘Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese’

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Njerëz të lidhur me ministrin Elbert Krasniqi marrin mbi 300 mijë € nga qeveria?

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • ‘Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese’
  • Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
  • Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
  • Sulmi terrorist në Top Channel, Luizi qan me zë pasi mëson për vdekjen: E njihja rojën
  • Sulmi ndaj TCH, Arbana: Sonte s’do të ketë spektakël si herët e tjera

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.