Ka nisur takimi i dytë mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe të Rusisë, ndërsa pala ukrainase ka publikuar pikat e agjendës së saj.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, një nga anëtarët e ekipit negociator të Ukrainës, ka njoftuar se po nisin bisedimet, shkruan Gazeta Biotapress.
Presidenti Zelensky del me deklaratën e jashtëzakonshme: Sonte do të vendoset fati i Ukrainës
“Po nisim bisedimet me përfaqësuesit rusë. Për fillim, pikat kyçe të agjendës janë armëpushimi i menjëhershëm dhe korridoret humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose vazhdimisht të bombarduara”, ka shkruar përfaqësuesi i Presidencës ukrainase. /Botapress.info/