Presidenti Zelensky del me deklaratën e jashtëzakonshme: Sonte do të vendoset fati i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me një paralajmërim ditën e sotme.“Sonte do të na sulmojnë. Armiku do të përdorë të gjithë fuqinë që ka, në të gjitha frontet, për të thyer mbrojtjen tonë. Ky është momenti kur vendoset fati i Ukrainës”, është shprehur Zelensky.

LEXO EDHE KETE

Vritet gjenerali i forcave speciale të Putinit

Televizioni spanjoll, Rtve, raporton se forcat ruse po drejtohen drejt qytetit të Odessa, ku po përgatiten për të sulmuar.

Më tej thuhet se në Krime, janë gati disa anije në pritje të mbërritjes së trupave nga toka, për të nisur sulmin nga deti.

Autoritetet e qytetit, sipas burimeve të cituara nga televizioni spanjoll, iu kanë kërkuar qytetarëve që të strehohen, për t’i shpëtuar një sulmi të mundshëm.

ngjashme