Ngjarje tronditëse në qytetin shqiptar, nëna me probleme mendore mbyt foshnjën

Më herë u raportua se një foshnje është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 18:00 në fshatin Ballovc të Podujevës.

Ndërkohë, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se shkaktare e vdekjes së foshnjës 6 muajshe është e dyshuar nëna e saj.

LEXO EDHE KETE

Gjendet një foshnje pa shenja jete në Podujevë

Po ashtu, të njëjtat burime pohuan se gruaja M.Berisha është me të meta psikike, e cila dyshohet se ka mbytur foshnjën e saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa hetuesit po merren me rastin./Botapress.info/

ngjashme