Nëna e 5 vjeçares së abuzuar atë ditë pagoj 250 euro logopedin Iljasa Fazliu

Gazeta sot ka publikuar video inqizime të logopedit, Iljasa Fazliu teksa e keqtrajton një vajzë të mitur në ordinancën e tij AAR logo + në Gjilan. Insajderi ka mësuar se familja e vajzës kishin paguar 250 euro për vetëm dy seanca po atë ditë.

Nëna e pesë vjeçares kishte disa herë që po e dërgonte vajzën në atë ordinancë, pas disa seancave nëna kishte vërejtur se vajza e saj nuk kishte aspak përmirësim madje gjendja e saj vetëm sa përkeqësohej.

LEXO EDHE KETE

Skandaloze: Iljasa Fazliu para dy muajve u avancua në QKUK, u bë shef i logopedisë

Ajo dyshoi në keqtrajtim nga stafi i ordinancës, ku me këtë rast familjarët e inqizuan njërën nga seancat aty. Në videon e siguruar nga Insajderi logopedi, Fazliu dëgjohet duke e sharë e ofenduar vajzën e mitur pa pushim.

LEXO EDHE KETE

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

Insajderi mëson se atë ditë vajza kishe shkuar të mbaj dy seanca, të katërën dhe të pestën me radhë. Për vetëm dy seanca ajo pagoi 250 euro./Botapress.info/

ngjashme