Sa duket, populli i Kosovës akoma nuk e ka kuptuar politikbërjen populiste të Albin Kurtit.
Kjo sepse akoma nuk e ka arritur fundin e “pishinës” politike, meqë akoma nuk ka filluar ti paguaj faturat e këtij populizmi (Bolshevik) që e solli në pushtet.
Që është plotësisht e kuptueshme, edhepse jo e arsyeshme.
Pak a shumë si dikur puna e Qeverisë së Ahmet Zogut në Shqipëri, që kritikohej e luftohej me të gjitha mjetet nga Enver Hoxha dhe partia e Tij e themeluar dhe udhëhequr nga Jugosllavia dhe Titoja.
Tragjedia e popujve të vegjël e të prapambetur, si puna jonë, është se, si duket, lehtësisht rrëshqasin në vorbullën e propagandës vdekjeprurëse, në rrugëtimin joshës për të kërkuar “vetulla”, në realitetin politik që mund ti humbin edhe sytë!

Rrugëtimi aventuresk i Albin Kurtit dhe mbështetësve të Tij pushtetdashës, s’ka se si të jetë ndryshe, pos një MASHTRIM i MADH, ashtu siç ishte “enverizmi” në Shqipëri dhe “titizmi” në Jugosllavi e Kosovë.
Tragjikomedia e tillë, megjithatë, mendoj se është çmim që duhet ta paguaj, ose më mirë me thënë, nuk mund të shmanget, meqë votuesit e “pafat” mendojnë se “nuk ka faj ideja, por zbatuesit e saj”, ashtu siç thuhej dikur se “nuk është fajtor komunizmi, por zbatuesit e tij”!

“Idetë e mëdha”, “perfekte”, kanë qenë joshëse edhe për popujt e tjerë, si psh për gjermanët e “pagabueshëm” me idenë e socializmit nacionalist gjerman, apo Nacionalsocializmin, që të gjithë politikanët dhe partitë tjera politike në Gjermani i shpalli tradhëtarë, sapo e mori pushtetin (1933). Me këtë “ide të madhe e patriotike”, Hitleri marshoi drejtë “lumturimit” të Europës, jo vetëm të popullit gjerman, por dihet se si përfundoi.
Në këto troje tona, na ishte dikur edhe një Hitleruc i vogël, por që i krijoi tragjedi të mëdha popujve të Ballkanit, e sidomos neve Shqiptarve, meqë nuk i përkisnim “popullit qiellor” serb, që sipas tyre i takon ky vend, të cilin akoma nuk e kanë fshirë nga kushtetuta e as nga synimet e tyre fashiste.
Dikur na ishte “tradhëtar” Rugova, që na miqësoi, menduam atëherë e besa mendojmë edhe tash, përjetësisht me Amerikën.
Kurse, tani, nuk na ka zgjedhur askush, por e zgjodhëm vet këtë Kryeministër, madje me mbi 50%, në këtë vend dhe të na armiqësoj e të na hasmoj e izoloj nga Europa e Amerika, ngjajshëm si dikur që e bëri Enver Hoxha, duke i luftuar “armiqtë” e brendshëm dhe “revizionistët” europian e Amerikanë.
Mbase, kjo tragjikomedi e sotme e realitetit të hidhur politik që e ka mbërthyer Kosovën i ngjanë emisionit zbavitës “Keni kërkuar – shikoni”!
Pra, vet e votuam dhe sa duket, vet do i shikojmë e përjetojmë pasojat e kësaj politike populiste që aktualisht po e qeverisë Republikën, në një kohë kur edhe opozitën e kemi “tradhëtare”, edhe Amerikën “revizioniste”, që i ka hedhur “thikat” mbi tavolinë për ta ndarë e coptuar Kosovën, edhe Europën “kurvë”, që nuk po na ndihmojnë e mbase edhe nuk po na kuptojnë…