Një fotografi e bërë në aeropostin e Nishit në Serbi është bërë virale në rrjetet sociale, ku një grua ka mbushur valixhen e saj me speca, shkruan Gazeta Botapress.
Atyre që janë në mërgim zakonisht u mungojnë familjarët, fqinjët e tyre dhe disa prej tyre edhe ushqimi. “Në Gjermani, ka gjithçka përveç specave”, ky është përshkrimi që i është shoqëruar një fotografie që raportohet se është shkrepur në aeroportin e Nishit.