OBSH vendos sot nëse lija e majmunëve përbën një emergjencë globale
Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “Anticikloni i Azoreve”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të të gjithë Mesdheut.
Çfarë është Anticikoni i Azoreve?
Burimi i të gjitha ”vuajtjeve” tona të verës, Anticikloni i Azoreve po përkeqësohet.
Kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në ”Nature Geoscience”, që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe që tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1 000 paraardhësve.
Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.
Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve. Në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, e përshtatshme sidomos për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për 30 vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë).
Ndërkohë, një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën Jugore./Botapress.info/