Ndizen keq gjakrat: Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, vret personalitetin e lartë 

Një gjeneral i lartë rus ka mbetur i vdekur gjatë luftimeve të ashpra të Moskës në Ukrainë.Ky lajm përfaqëson një goditje të madhe për Rusinë, shkruan Daily Mail.

LEXO EDHE KETE

Presidenti Zelensky del me deklaratën e jashtëzakonshme: Sonte do të vendoset fati i Ukrainës

Gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, humbi jetën te merkuren pasi forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën ofensivën ruse.

Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, por u njoftua në mediat sociale nga kolegu i tij Sergey Chipilyov dhe u raportua gjerësisht nga disa media ruse dhe ukrainase.

Një burim ushtarak konfirmoi se gjenerali u vra ‘nga një snajper’ nga radhet e forcave ukrainase.

Ai është deri tani figura më e lartë ruse që ka vdekur në pushtimin e Ukrainës.Mediat e huaja shkruajne se funerali per te do të mbahet në Rusi të shtunën.

Andrey Sukhovetsky

ngjashme