Ndiheni të uritur para se të flini? Nuk keni pse të hani, ja çfarë duhet të bëni

Të gjithëve na ka ndodhur shumë herë që të shkojmë në shtrat dhe të ndiejmë uri të papërshkrueshme. Nuk ka asnjë mënyrë që të flemë të uritur, ndaj ngrihemi dhe shpesh hamë tepër, gjë që nuk është aspak e mirë për shëndetin dhe figurën tonë.

Nutricionistët këshillojnë që kur të futemi në këtë situatë, të bëjmë çaj menteje. Sipas tyre, çaji i mentes do të na qetësojë stomakun dhe mund të shtojmë edhe një lugë çaji mjaltë ose sheqer të verdhë.

Kjo metodë “do të mashtrojë” urinë dhe nëse edhe kjo nuk funksionon, atëherë këshillohet të hani ndonjë frut, pavarësisht se sa është ora dhe nuk është e vërtetë se do t’ju shtojë në peshë.

LEXO EDHE KETE

Kanadaja njeh stuhinë më të fuqishme në histori, mijëra shtëpi nën ujë

Organizmi nuk duhet të lodhet aq shumë, do të ngriheni të lodhur dhe jo të përgjumur dhe nuk dëshironi që kjo t’ju ndodhë. Për të shmangur këto situata, do të ishte mirë që të hani të paktën dy orë para gjumit, në mënyrë që të mos keni uri./Botapress.info/

ngjashme