Ndeshja e Ballkanit – Kurti i zënë me ambasadorin Hovenier, injoron Halil Kastratin

Është bërë virale një video në tribunat VIP gjatë ndeshjes së djeshme të Ballkanit kundër Sivaspor.Është ky momenti kur Halil Kastrati i buzëqeshur është në pritje të përshëndetjes nga kryeministri Kurti. Por, kryeministri shkon për ta përshëndetur dikën tjetër. Ambasadorin amerikan Hovenier.

Gjersa ambasadorin amerikan e përshëndet i buzëqeshur, ngjashëm nuk ndodh me humanistin Halil Kastrati.

I ngrysur në fytyrë kur e sheh Kastratin, Kurti ia zgjatë dorën vetëm për pak sekonda dhe menjëherë ia kthen shpinën duke e injoruar totalisht.Nuk dihen arsyet pse Kurti ka antipati ndaj Kastratit, meqë nuk ka bërë ndonjëherë kritikë publike kundër tij. /Botapress.info/

 

ngjashme