Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, të martën, bazuar në informatat paraprake kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).
Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.
Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €.
“Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës”, thuhej në njoftim të Doganave.
Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore.



Të tjera
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë
Aktuale
Plava: Murseli më ofroi pagë 1,300 euro për vrasjen, më tha për dy vjet të nxjerr nga burgu
Granit Plava, një ndër tre të