Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, të martën, bazuar në informatat paraprake kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).
Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.
Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €.
“Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës”, thuhej në njoftim të Doganave.
Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore.



Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,