Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka bërë një pyetje publike për kryeministrin, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, se pse këta dy udhëheqës të shtetit dje nuk morën mundin të shkruanin dy rreshta për të rënët në Masakren e Izbicës.
Musliu, përmes një postimi në Facebook se kjo masakër është dëshmia më e fortë për gjenocidin serb në Kosovë.
Pse u injoruan/harruan nga presidentja dhe Kryeministri i vendit të rënët në Masakren e Izbicës???
Dje në Drenicë përkatësisht në Izbicë të Skenderajt u përkujtuan 147 shqiptarë të masakruar me 28 Mars 1999. Masakra e Izbicës është dëshmia më e fortë për gjenocidin serb në Kosovë.
Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk moren mundin të shkruajn as dy rreshta në rrjete sociale për të nderuar të rënët nl Izbicë. PSE???