Në një njoftim KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se sot do të ketë ujë vetëm nga ora 17:00 deri në orën 21:00.
E rëndë: Prizrenasi tenton të bëjë vetëvrasje te lumi Bistrica, shpëtohet mrekullisht
“Tē nderuar, ju njoftojmë se turbullira pas reshjeve atmosferike është mjaft e lartë ku pamundësohet trajtimi i ujit në sasi më të mëdha, por drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim që uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri nē 21:00, ndërsa ditën e nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00. Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, për Drenasin bëhet e ditur se do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme./Botapress.info/