Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi në Shqipëri është arrestuar asamblisti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Rukiqi ka ripublikuar fotografinë që Mujeci kishte postuar në profilin e tij e ku shihej krah për krah me Xhelal Sveçlën, tashmë Ministër i Punëve të Brendshme.
Ai ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se “kah sa po shkon”, duke aluduar në çmimin e sasisë së drogës që është kapur.
“Trafikanti dhe afersia e tij me ate qe supozohet qe duhet t’i luftoj trafikantet (Ministrin).
Mos te harrojme faktin qe trafiku eshte bere nga Kosova ne drejtim te Shqiperise.
#VVkahsaposhkon?”, ka shkruar Rukiqi.