Të njëjtit iu kapën mbi 11 mijë doza të ekstazisë, teksa në pranga përfundoi bashkë me katër persona tjerë. Për ironi, dy muaj më herët, Mujeci krekosej se “bandidët” më nuk kanë vend në Kosovë, nën pushtetin e Vetëvendosjes.
Ky është Besnik Mujeci, asamblisti i LVV-së që u kap me drogë në Shqipëri
Siç duket Mujeci do të duhet të përballet me veten si i tillë, pasi që sasia e drogës që ai kishte nën posedim ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe, dhe nëse vërtetohen dyshimet ndaj tij, i njëjti mund të përballet me një dënim goxha të ashpër. /Botapress.info/