Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet nga ‘Mendimi për Motin’ edhe për ditën e mërkurë, me kalime të vransirave shtresore të larta.
Gjatë ditës së enjte vransirat shtohen, por mbetet ende mot i nxehtë, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesët veriore të vendit. Të premten do të ketë më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites pritet të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me shi.
Temperaturat pësojnë rënie të lehtë nga 29C, të enjten, edhe deri në 25C ditën e premte dhe të shtunë. /Botapress.info/