Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.
“Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftim.