Mori dëmtime të rënda në kokë pasi u përplas me biçikletë, 5-vjeçari niset me urgjencë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq të Korçës.Bëhet me dije nga njoftimi i autoriteteve se një 5-vjeçar është përplasur me biçikletë nga bashkëmoshatari i tij.

Për pasojë i mituri ka marrë lëndime të rënda në kokë, teksa ka marr ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar./Botapress.info/

ngjashme