Muhamet Ramadani nga Mitrovica, kampion evropian në hedhjen e gjylës, ka folur për mbështetjen që ka marrë nga institucionet e vendit.
Ai ka folur për mungesë të përkrahjes, duke treguar se ka financuar vet fushën ku stërvitey, ndërsa komuna e Mitrovicës vetëm zall i ka dërgu.
“Fushen e kam maru vete, mbrapa shpise me paret e mia dhe te familjes. Aty stervitna bashke me babin. Komuna e Mitrovices veq do zall mi ka pru. Te rinjte evropian gjate dimrit ushtrojne ne salla, ndersa une duhna me ushtru jasht ne bore. Atyne gjylja iu bjen ne gume ndersa mu me bjen n’zall qe e ka mbulu bora. Gjylen duhna me marr me nxe para nxemjes shpis ne menyre qe kur vjen koha me dal ne stervitje me kon ma e nxeht, jo e ftoft”, ka thënë Ramadani./Botapress/