Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë.
Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.
Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e
përafrojnë vendin me standardet e BE-së.
Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal.
Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit
të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, dhe ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e BE-së në këtë pikë.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: