Ministrave të Qeverisë Kurti II nuk po u ecë mbarë me njoftimet në rrjete sociale për takime më zyrtarë të huaj. Pas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në disa raste ka ngatërruar flamujt e shteteve, të njëjtin gabim sot e ka bërë edhe ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci.
Në një njoftim në “twitter” për takimin me homologun e saj austriak, Heinz Faßmann, në vend të flamurit austriak e ka vendosur atë të Danimarkës.
Screenshot i “cicërimës” së Nagavcit është dërguar në adresë të Gazetës Express nga një lexues nga Britania e Madhe.
Megjithatë postimi i publikuar nga Nagavci me flamurin e Danimarkës është fshirë dhe është publikuar i riu me flamurin austriak.