Ministri Murati provokon përfaqësuesin e SBASHK-ut- “Me cilën parti je i afërt?”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e nisi me provokime mbledhjen e sotme të komisionit për Arsim, ndaj përfaqësuesve të grevistëve.

Murati i cili që nga fillimi është munduar t`i shtypë grevistët, ka kërkuar të dijë nëse Ymer Ymeri ka afërsi me ndonjë parti, duke aluduar se për të është raportuar që është i afërt me subjekte të caktuara politike.

“Kisha disa pyetje për di”Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë, por mendoj se duhet t’i njohim më mirë. Prandaj kisha, për shkak se për zotin Ymeri është raportu se është më i afërt me disa subjekte politike, ndoshta do të ishte mirë…”, ka thënë Murati.

LEXO EDHE KETE

Latifi ka një përgjigje për kritikat: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Menjëherë reagoi kryetarja e komisionit Albena Reshitaj e ka ndërprerë duke i kërkuar që të arsyetojë implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHK-un.

Por një përgjigje të shpejtë ministrit Murati ia dha Ymeri, duke i thënë se ka dalë në Vetëvendosje qe dy ditë.

“Qe dy ditë në Vetëvendosje”, ka thënë Ymeri.

Në takimin e komisionit për arsim me përfaqësuesit nga qeveria dhe ata nga SBAShK-u nuk po merr pjesë kreu i sindikatës Rrahman Jasharaj.

Por Ymer Ymeri ka garantuar se sindikatat kanë vullnet për të dalë nga kjo situatë, nëse merren seriozisht kërkesat e tyre.

“Nëse kishim komunikuar drejt dhe shpejtë kishim dalë më shpejtë nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa arrit një marrëveshje me bisedime. Asnjëherë nuk kemi mohuar të arriturat, kërkesat tona janë të përbashkëta gjithë sindikatat, është çështje që me një buxhet simbolik ndoshta mund ta kalojmë këtë”, ka thënë Ymeri./Botapress.info/

ngjashme