Ndërrimi i parë i minatorëve të kompanisë “Trepçës” kanë hyrë në grevë, nën arsyetimin se akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.
Minatorët kanë thënë për RTK-në se do ta vazhdojnë grevën deri në ekzekutimin e pagave. Ndërsa nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.
“Nevojiten hapa të mëtejshëm”: Pse BE-ja nuk po i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës?
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e “Trepçës” po protestojnë për paga. Edhe një javë më para ata nuk pranuan të punojnë duke kërkuar pagat e muajit të kaluar.