Një debat fare i kotë i kohëve të fundit se kush janë vëllezërit e shqiptarëve e kush janë miqtë e tyre!
Kush më mirë do ta shpjegonte kuptimin e vëllazërisë, mikut dhe të tolerancës fetare se sa vetë At Gjergj Fishta, i cili, në të njëjtën kohë ka përjetuar edhe pushtuesin shekullor si patriot e hero të kombit shqiptar, edhe “vëllain” si armik të kombit, tradhtar dhe kolaboracionist i armikut! Ka madhëruar “pushtuesin” mik, ka mallkuar vëllai armik që ka poshtëruar gjakun e të parëve. At Gjergj Fshta bëhet themel i pashembullt në botë i kulturës së tolerancës ndërfetare te shqiptarët!
Këtë do ta shpjegonim me një parantezë nga një ndodhi e tmerrshme historike!
Në periudhën kur po ndjehej grahma e fundit e perandorisë osmane dhe, në këto çaste, tërbimi antishqiptar ishte edhe më i madh, me ç’rast një numër bukuri madh i shkodranëve katolikë ishin strehuar në zonat e Malit të Zi të Car Nikollës, në Shkodër kishte ardhur një pasha i ri, të cilin Porta e Larë e kishte emëruar vali të fundit të kësaj perandorie në Shkodër!
Hasan Rizai me origjinë nga Kastamonu ishte lindur në Bagdad më 1871, kur i ati Namik Pasha ishte vali i Bagdadit. Ai u shkollua fillimisht në Stamboll dhe pati një karrierë të vrullshme. Kur ishte vetëm 28 vjeç mori gradën nënkolonel. Ai studioi edhe në Gjermani për disa kohë. Në Shkodër erdhi si komandant i një divizioni. Nënkomandant i tij ishte Esat Pashë Toptani! Hasan Rizai, si ushtarak i mprehtë, kishte nuhatur planet e Car Nikollës dhe kishte përgatitur një strategji për ta mbrojtur Shkodrën. Nuk po përfillte më kurrfarë vendimesh të Portës, obsesion i ishin bërë Shkodra dhe shkodranët. Mbase e vriste edhe ndërgjegjja për tërë atë që ua kishte bërë shkodranëve katolikë paraardhësi i tij, Shefket Turgut Pasha.
Për ta jetësuar strategjinë e vet Hasan Riza Pasha kishte nisur të bashkëbisedonte me krerët katolikë të shqiptarëve veriorë. Të gjitha shpresat dhe tërë besimin i kishte varur te ky komunitet. Patriotizmi i tyre dhe gatishmëria për t’u flijuar për atdhe, te Riza Pasha po shtonin besimin se Shkodra kurrë nuk do të pushtohej. Një prej veprave që te pasha po linte mbresa të thella ishte edhe “Lahuta e Malsisë” e At Gjergj Fishtës, për të cilën kishte kërkuar nga Porta e lartë që t’i dakordohet dekorata e Sulltanit, Maarif II, të cilën, Fishta e mban në kraharor bashkë me dekoratat françeskane (në foto medalja e fundit në anën e djathtë). Gjergj Fisha ishte zëdhënësi më i fuqishëm si dhe këmbëngulësi i pashoq në apelin e shenjtë për tolerancë ndërfetare dhe në bashkim të të krishterëve e të myslimanëve për të mirën e Atdheut.
Në një rast, pas përfundimit të shfaqjes teatrale të Fishtës, të cilën e kishte ndjekur me kënaqësi edhe Hasan Rizai, pasi e përgëzon At Gjergj Fistën, ia kërkon edhe një nder: e luti që ta përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi që do ta këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit. Ky ishte teksti i At Gjergj Fishtës:
Prej kah len e merr hana
M’u çue shekulli kundra nesh
Djelm kreshnikë na ban nana