Drejtori i IKD-së, Ehat Miftarja, ka shkruar pas deklarimeve të kryeministrit, Albin Kurti rreth një takimi të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Miftaraj ka thënë se teksa Bashkimi Evropian vendos sanksione Kosovës, Kosova të njëjtën kohë po i vendos sanksione Ramës.
“Bashkimi Evropian sanksione Kosovës, Kosova sanksione Edi Ramës.” – ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Kujtojmë se sot Kurti ka deklaruar se me Ramën do të takohet nëse mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive që ishte anuluar.