• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021: Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit 

Nga Afrim Tahiri   

nga Bota Press
19 Korrik, 2021
në Uncategorized
ShareShareShare
 
 
Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë ty shumë të mira, andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe 
ther kurban! (El Keuther, 1-2) 
 
 
Besimtarë të dashur, 
 
Myslimanët, anekënd botës, kanë shumë ngjarje për të përkujtuar e për t’i shënuar, për t’u 
krenuar e për t’u mburr me ato, por, i kanë vetëm dy festa: Fitër Bjramin dhe Kurban Bajramin.  
E para është madhërim, falënderim, përulje me bindje para Allahut Fuqiplotë dhe, e dyta, 
sakrifikim në emër të Allahut Mëshirëplotë! 
Akti i flijimit na kthen te gjeneza e njerëzimit, te djemtë e Ademit a.s., na kthem te pesha e 
premtimit që i bëhet Allahut të Madhërishëm, te Ibrahimi a.s.; ky akt njerëzor, besimtarë të 
dashur, na e pasqyron Mëshirën dhe Mirësinë e pakufishme të Allahut xh.sh., duke u bindur se, 
të gjitha veprimet tona vetëm në emër të Allahut xh.sh., ndjehen, na pranohen dhe, sakaq ne i 
ndjejmë mirësitë e Zotit tonë. 
A ka gjë më të shenjtë se të sakrifikojmë në emër të të Plotëfuqishmit, pastaj, a ka gjë më të mirë 
se, ta shprehim dashurinë tonë, bujarinë tonë, humanitetin tonë, virtyte këto me të cilët e gëzojmë 
Krijuesin tonë por që, gëzohemi edhe vetë. Çdo vepër e mirë na e shton gëzimin, ndjehemi më 
ndryshe, më të lumtur, më të hareshëm, në mesin tonë djejmë harmoni më të madhe, ndjejmë 
dashuri dhe, e gjithë kjo shton paqen ndër ne. Zatën, ky është misioni i vetëm i njeriut! Me 
veprat e veta bujare ta shtojë kënaqësinë e Allahut xh.sh. dhe, njëkohësisht, të jetë në shërbim të 
paqes, mirësisë, dashurisë dhe të mirëqenies së njeriut. 
 
Motra e vëllezër, besimtarë të dashur! 
Edhe këtë Festë të shenjtë, duhet ta festojmë në kushte e rrethana të tjera, të cilat, duhet t’i kemi 
parasysh dhe të sillemi konform rregullave e protokoleve të parashtruara për situata të tilla si kjo 
e pandemisë së koronavirusit, e cila, tash e dy vjet na ka pamundësuar festimin dhe shijimin 
tradicional të festave tona fetare. Festë për ne duhet të kuptohet edhe veprimi ynë human e bujar, 
ndaj skamnorëve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, duke ua mundësuar atyre që me mishin e 
kurbanit tonë, ta kenë edhe ata sofrën plotë, të ndjehen të lumtur, ta shijojnë këtë festë me të 
gjitha të mirat e Zotit, të cilat, nuk janë vetëm për ne por edhe për ata që janë në nevojë. Ne jemi 
mëkëmbës të Zotit në këtë botë dhe duhet të sillemi me mirësi e me dashuri, ashtu siç sillet  Zoti 
me ne! Mëshira e Tij, Mirësia e Tij, Bereqeti i Tij, është për mbarë njerëzimin. 
Edhe sivjet, shumë zemra ndjehen të prekur që nuk ia arritën të jenë mysafirë në vendet e shenjta 
islame, në Meke e Medinë! Janë derdhur shumë lotë nga pamundësia për të qenë mysafirë të 
këtyre viseve të shenjta, miliona myslimanë në botë janë lutur që të tejkalohet sa më parë kjo 
situatë me qëllim që, nijetlinjtë për Haxh të sivjemë, të jenë mysafirë të Allahut të Mëshirshëm.  
Të mos harrojmë, motra e vëllezër se, “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por
 arrin përkushtimi juaj”(El Haxhxh, 37). Pra, tek Ai arrinë vetëm nijeti i të devotshmit! 
Uroj dhe lutem me shpirt që deri në frymën tonë të fundit të jemi prej atyreve që janë me 
devotshmëri të paluhatur! 
Paqa, begatitë, mirësitë e të Madhit Zot, qofshin me ne! Dashuria, harmonia, humaniteti e 
mirëqenia mbisundofshin gjithkund në botë! Bota shqiptare, edhe më ngeltë shembull i 
njerëzimit se si festohen dhe madhërohen ngjarjet dhe festat fetare, duke ia shtuar madhështinë 
bashkëjetesës sonë fetare. 
 
Motra e vëllezër –  
Gëzuar për shumë mote Kurban Bajramin! 
 
P.S. (Autori është drejtues i Lëvizjs Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së) 
 
Tags: Afrim Tahiri

Të ngjashme

Uncategorized

Vdes një 46 vjeçar në rrugën ‘Muharrem Fejza’, u gjet pa shenja jete në një lokal

nga Bota Press
5 Gusht, 2022
Uncategorized

Më 29 qershor është regjistruar dita më e shkurtër në historinë e Tokës

nga Bota Press
3 Gusht, 2022
Uncategorized

Qalaj: Policia dështoi për herë të tretë në veri të vendit, po mungojnë urdhrat e duhur dhe të qartë

nga Bota Press
2 Gusht, 2022
Uncategorized

Gani Geci shpërndan videon e famshme të tij: Kur mun – mun, kur s’mun – s’mun

nga Bota Press
1 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës
  • “Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri
  • Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani
  • Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë
  • Derisa importi i mallrave serbe po shënon rekorde, Sami Kurteshi i vetëm i rikthehet sloganit të harruar nga VV-ja “Duaje Tënden”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.