Donald dhe Beatrix janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Ndonëse marrëdhënia e tyre të premten dukej shumë mirë ,por pas përfundimit të BBV nuk po del të jetë ashtu
Që pas përfundmit të BBV, ata nuk kanë postuar ndonjë foto apo video të bërë gjatë këtyre ditëve, madje në një post që Trixa postoi videon nga dita e premte kur këndoi për Donaldin aktori nuk i bëri as ‘like’ dhe as ‘komennt’.
I gjithë ky injorim shtoi dyshimet se çifti nuk i kanë punët mirë, duke u dëshmuar tutje edhe mbrëmë në “BBV After Party”.
Në festën e mbrëmshme çifti nuk janë parë në shoqërine e njëri- tjetrit, Donaldi ka qenë me Romeon e miqtë e tij, ndërkohë që Trixa nuk ka qenë askund.
Së fundmi burime për “News31” kanë treguar se Trixa ka shkuar me vonesë në festën e Top Channel bashkë dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me Donaldin. Ajo ka qëndruar me vëllain e saj Albanin, kurse Donaldi ka qëndruar me Romeon dhe Elgitin, i veshur si Spiderman.
Mesa duket çifti janë duke kaluar një krizë ose janë ndarë përfundimisht, kjo mbetet për tu parë ditëve në vazhdim.