• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Memli Krasniqi në Bruksel: BE të liberalizojë sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës

nga Bota Press
30 Nëntor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, si dhe me Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lucas Mandl.

Temat që u shtjelluan në këto takime ishin mbështetja e Parlamentit Europian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thellimi i bashkëpunimit politik me BE-në për t’i hapur rrugë integrimit europian të Kosovës në tërësi, si dhe fuqizimi i shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryetari Krasniqi dhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, njëherit eurodeputeti gjerman nga Partia Popullore Europiane, David McAllister, gjatë takimit diskutuan për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht në Kosovë, me theks të veçantë tek prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë.

Tutje, lideri i PDK-së ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, me të cilën kanë folur për nevojën e vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, por edhe për nevojën që Këshilli Europian sa më parë të marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Raportuesja Von Cramon është njëra ndër përkrahëset më të mëdha të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin e saj në raport me këtë çështje tejet të rëndësishme për vendin tonë.”, tha Krasniqi.

Edhe në takimin me eurodeputetin austriak dhe raportuesin për Kosovën të Partisë Popullore Europiane, njëherit Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lukas Mandl, kreu i PDK-së theksoi nevojën e pashmangshme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse ka vite që janë përmbushur kriteret e kërkuara për këtë proces.

“Eurodeputetin Mandl e falënderova për angazhimin e tij në këtë pikë, i cili u pajtua se mundësimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës është urgjent dhe shumë i rëndësishëm. Po ashtu, Mandl, i cili ishte Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë, na përgëzoi për nivelin e lartë të demokracisë të treguar në këtë proces nga i tërë spektri politik në Kosovë.”, tha Krasniqi.

Tags: BELiberalizimi i vizaveMemli krasniqi

Të ngjashme

Lajme

700 mijë dollarë për një foto me Trump? Gazeta austriake i nxori skandalin, reagon sërish Ilir Meta dhe tregon çfarë ka ndodhur

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Rusia thotë se ka sulmuar depot e armëve amerikane afër Polonisë

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Reagon ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Vjen reagimi i Beatrix Ramosaj pasi Bora dhe Donaldi u panë bashkë

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kush është deputetja e VV-së që u dënua me 3 vjet burgim
  • Shpërthen zjarri në qendër të Suharekës (Video)
  • 700 mijë dollarë për një foto me Trump? Gazeta austriake i nxori skandalin, reagon sërish Ilir Meta dhe tregon çfarë ka ndodhur
  • Rusia thotë se ka sulmuar depot e armëve amerikane afër Polonisë
  • Reagon ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.