Gazetari dhe opinionisti Lirim Mehmetaj ka vazhduar t’i “monitorojë” paraqitjet e fundit të Albin Kurtit duke ia ballafaquar kryeministrit dhe opinionit shqiptar deklarimet e hershme të Kurtit në opozitë me këto të sotme të Kurtit në qeverisje, shkruan Botapress.
Mehmetaj ka marrë shkas nga deklarimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti se po përgatitet që Serbinë ta padisë për krime lufte, që bie ndesh nga deklarata e tij para tre vitesh kur premtoi se Serbinë do ta padisin për gjenocid. Sipas Mehmetajt ky është rasti i pastër i rehabilitimit të Serbisë ..sepse kur paralajmeron padi per gjenocid e pastaj nuk e ben, botes po i thua qe nuk gjeta fakte. Tmerr” ka shkruar Mehmetaj në faqen e tij në Facebook:
Para 3 vjeteve pati thene po ia pergatisim padine per gjenocid.
Tash e paska zbrite ne krime lufte.
Padia per gjenocid nuk duket gjekundi.
Ky eshte rast i paster i rehabilitimit te Serbise.
Dikush thote, athua pse po e ben.
Kujt po i intereson pse po e ben. Ky eshte angazhim ne favor te Serbise, sepse kur paralajmeron padi per gjenocid e pastaj nuk e ben, botes po i thua qe nuk gjeta fakte.
Tmerr.