Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh në Podujevë, ndërsa tre persona të dyshuar janë shpallur në kërkim.

Sipas raportit policor, më 22 qershor 2026, rreth orës 17:30, gjatë një kontrolli në dy valixhe të vendosura në një depo, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata të tipit AK-47, një armë e gjatë e modelit M12, një armë e gjatë me prodhues të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Lidhur me rastin paraprakisht policia ka marrë informata se tre të dyshuar meshkuj kosovarë ishin organizuar që armët e lartcekura të dërgonin në Shtutgard, Gjermani. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve mirëpo, të dyshuarit nuk janë hasur dhe të njëjtit janë në kërkim të policisë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të tjera

Aktuale

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe