Deputeti austriak i Parlamentit Europian, Lukas Mandl është prezent në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili synon të rizgjidhet në krye të partisë, e falënderoi politikanin austriak, për të cilin tha se është “mik i madh i Kosovës” dhe “mik i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, raporton Gazeta Botapress.
“Lukas, faleminderit për gjithë punën që po bëni për Kosovën. Është falë miqve si ju dhe të tjerëve plot që Kosova ka arritur të dërgojë zërin e vet në skenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku./Botapress.info/