Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, ka pyetur përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nëse guxojnë të kërkojnë të publikohen të gjithë tenderët e kompanive të Zvonko Veselinovic dhe bandës së tij, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Facebook, Maloku ka pasur një pyetje për gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Deputetë dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës! Ju besoj që jeni përfaqësues të denjë të popullit dhe që fort në mendje dhe zemër e keni punën për popull. Për patriotizmin tuaj as që duhet të diskutohet. A guxoni me kërku publikimin e të dhënave për të gjithë tënderët e Veselinoviçit me shokë”, pyet Maloku.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.
Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.
Më poshtë statusi i plotë i Naim Malokut. /Botapress.info/