“Javën e ardhshme do të ketë vendime të qarta”, ka thënë të enjten presidenti francez, Emmaul Maceron, referuar situatës në Veriun e Kosovës.
Këtë deklaratë Macron e ka dhënë në Moldavi, në një tubim të liderëve evropianë, aty ku Kosovën e ka përfaqësuar presidentja, Vjosa Osmani.
E Macron për ta dhënë deklaratën se ”javën e ardhshme do të ketë vendime të qarta” është dakorduar me kancelarin gjerman, Olaf Zsholz, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë serb, Aleksandër Vu֛çiq.
Osmani dhe Vuçiq nuk janë takuar në Moldavi, për këtë rast Vuçiq pretendon se “është refuzuar takimi nga Osmani”.
Edhe me Kurtin, edhe me Amerikën – Presidentes i kërkohet të flasë për sanksionet
Në Veriun e Kosovës prej të premtes ka situatë të tensionuar, pasi kryetarët shqiptarë të zgjedhur për komunat veriore janë penguar të hyjnë në objekte komunale nga protestuesit serbë.
Protestuesit serbë që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda kriminale, të hënën janë përleshur me KFOR’in, duke i lënë të lënduar dhjetëra forca paqeruajtëse.
Vendet perëndimore kanë dënuar ashpër sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, që me kombësi ishin italianë dhe hungarezë.