Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Kosovë ka pas një ngritje të çmimit të naftës, por që në bursat ndërkombtare po e njëjta ka filluar të pësojë rënjë të çmimit, ndërsa naftëtarët kosovarë thonë se diçka të tillë e përcakton berza ndërkombëtare, shkruan Gazeta Botapress.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës për Gazetën Metro ritheksoi se diçka e tillë përcaktohët nga mekanizmat ndërkombëtarë.
“Sa i perket çmimit te derivateve çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese ‘Opec’, oferta dhe kërkesa”, tha Berjani për Gazetën.
Më tutje kreu i kësaj shoqate ka rikonfirmuar se ka pasë rënje të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Kosovë .
“Ka pas rënje në berzë në dy ditët e fundit po edhe te ne duhet të reflekton berza” tha ai.
Më tutje ai përmendi edhe limitet e çmimeve të derivative në Kosovë.
“Çmimet në tregun kosovar sot sillën Dizelli 1.57 deri në 1.68 cent Benzina 1.40 deri 1.49 cent, sot pikat e karburantit, furnizohën me shumicë duhet të paguajnë 1 liter dizell 1.54 deri 1.55 cent” tha ai për redaksinë tonë.
Duhet theksuar e çmimi i naftës në Kosovë nuk ka rënë, ani pse bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Një litër naftë po blihet në pikat e karburanteve me 1.58 euro.
Ky çmim ka tre ditë që po sillet në treg dhe nuk po ndryshon pavarësisht ndryshimit të bursës./Botapress.info/