Një person është arrestuar në Podujevë, pasi kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i një autobusi.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt 2022, në fshatin Pollatë.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Pollatë, Podujevë, 08.02.2022 – 09:14. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i autobusit te ankuesit mashkull kosovar . Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.