Të rinjtë e Forumit Rinor të PD kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e opozitës.
Bashkë me to simpatizantë të partive opozitare, qytetarë kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej dhe rrugë të tjera të kryeqytetit, për t’ju bashkuar protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj në orën 12:00. /Botapress.info/