Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se krye-koordinatori i UNMIK’ut, Joachim Rücker, ka pasur mundësi që ta zhvlerësojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Por Limaj thotë se në Kosovë ka pasur një politike të mençur.
Ai në Pressing të T7, ka përmendur realitetin e rezolutës 1244, që sipas tij gjërat kanë ecur më pas për shkak të politikës së ka mbizotëruar në Kosovë.
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së për situatën në veri: Qetësi para stuhisë
Fjalën e kishte për aleatët perëndimorë, duke thënë se vazhdimisht janë koordinuar me ta.
”Nuk duhet me harru kurrë që kur kanë ardhur trupat e NATO’s kanë ardhur me rezolutën 1244. Ajo rezolutë ishte me ndërpre luftën, me pas paqen. Kosova kishte një protektorat, por nuk kishte ndërprerje nga Serbia. Por gjërat kanë ecë për shkak të një politike të mençur, e kulmi i politikës së mençur është kur kryeadministratori i UNMIK’ut që ka pas të drejtë me zhvlerësoj politikën tonë, zhduket heshtë“, ka thënë Limaj.
Ai po ashtu ka deklaruar se shumë gjëra do t’i ndryshonte, poqë mundësitë e Kosovës ishin ato./Botapress.info/