Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha “pyetjet i di”, ndërsa u ndal para gazetarëve para vazhdimit të seancës konstituive.
“Shpresoj që kemi me marrë edhe përgjigjen pas Kuvendit”, tha ai.
Limaj tha se duhej një koalicion qeverisës.
“Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i Kuvendit dhe të Qeverisë, si në të kaluarën, e gjithmonë, vështirë do të bëhet pa një marrëveshje politike, të koalicionit i cili e përcakton, e definon dhe e vendos shumicën parlamentare – dhe ajo shumicë e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë dhe qeveris me vendin sipas mandatit ligjor të dhënë nga qyetarët e Kosovës dhe sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.
Ai beson se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”.
“Shpresoj e besoj, atë që qe një kohë jam duke e thënë, njerëzit ta kuprojnë: kjo është rruga që ndërtohen institucionet, kjo është rruga që bëhet politika kudo në botë, kështu është bërë në Kosovë deri më tani. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se me u futë në Kuvend, dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve, prej kryetarit të Kuvendit deri në qeveri. Dhe po pres, dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë sepse ky është interesi i vendit tonë, i Kosovës”, tha ai.
Limaj tha se pasi të dalë nga Kuvendi sot, do të jetë i gatshëm “t’i zgjerojë bisedimet”, ndërsa u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar