Gjykata Kushtetues e Kosovës ka publikuar vendimin lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për shqyrtimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit Prokurorial të Kosovës.
Në këtë vendim, Gjykata sqaron se kanë konstatuar shkelje të Kushtetutës në disa nene, disa nga këto shkelje flagrante – që kanë të bëjnë edhe me cënimin e ndarjes së pushteteve, një nga shtyllat themelore të demokracisë.
Kushtetuesja ia rrëzon pushtetit Ligjin për Këshillin Prokurorial
Sipas vendimit të publikuar, Ligji për Këshillin Prokurorial ka rënë ndesh me nenet që përcaktojnë Format e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, me Kompetencat e Kuvendit, me Rolin dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit.
Këto dhe disa shkelje të tjera janë evidentuar nga Kushtetuesja të cilat mund t’i lexoni në vendimin e plotë bashkëngjitur në fund të këtij artikulli.
Gazeta , kishte raportuar para një muaji se Gjykata Kushtetuese veçse kishte marrë vendim për rrëzimin e këtij ligji, por nuk është ende e qartë se pse është vonuar publikimi i këtij vendimi./Botapress.info/