Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur kritik për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se Kurti barazoi policët me një tufë kriminelësh.
Më poshtë postimi i plotë:
Do të largohen bashkë, do të largohen njëkohësisht.
Ky është reciprociteti i zotit Kurti, barazimi i një policie profesionale në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të republikës tonë me një tufë kriminelësh.
Ja si mund të arrihej një marrëveshje ku polici nuk denigrohet, ku shteti nuk deligjitimohet, ku sovraniteti mbrohet. /Botapress.info/