Lamborghini me vlerë 200 mijë euro u gjet i shkatërruar në rrugë, policia kërkon shoferin

Në Angli, policia po kërkon shoferin e një Lamborghini Urus që u gjet i shkatërruar në rrugë pas një aksidenti, shkruan The Sun.

Policia beson se makina e tipit Lamborghini u përplas me rrethrrotullimin Runnymede në Egham më 10 nëntor në orën 22:00.

LEXO EDHE KETE

Shifra marramendëse e pikturës në ankandin e New York

Nuk dihet nëse shoferi ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit.Aktualisht, policia po përpiqet të gjejë një dëshmitar që pa vozitësin e Lamborghinit.

Në një intervistë me Surrey Live, një zëdhënës i policisë tha: “Ne po bëjmë thirrje për dëshmitarë pas një aksidenti trafiku rrugor dje në mbrëmje (10 nëntor) rreth orës 22:00 në rrethrrotullimin Runnymede në Egham.

Policia shtroi pyetjen edhe në rrjetin social, Facebook: “Ishit në atë zonë në atë kohë? A e keni parë automjetin duke përgjatë A30? Ju lutemi na kontaktoni”

Pas kësaj thirrjeje, njerëzit kanë reaguar të tronditur në rrjetet sociale ndaj imazheve.

Një person tha: “Ndoshta personi që drejtonte makinën nuk kishte shumë përvojë.

Një tjetër tha: “Pa kamera, asnjë kamerë, asnjë makinë tjetër të përfshirë?”

ngjashme