• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajmi i fundit vjen nga Specialja në lidhje me gjykimin e Salih Mustafës…

nga Bota Press
13 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar sot dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca ka vazhduar me pyetjet e avokatit mbrojtës së Mustafës dhe pyetjet shtesë të prokurorisë, pjesë të cilat kanë vijuar të mbyllura për publikun.

Në fund të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të katërt do të vazhdojë nesër, kur pritet të përfundojë marrja në pyetje e tij.Transmetimi i seancës ka pasur probleme teknike çka edhe e ka bërë të pamundur ndjekjen e pjesëve të para.

Dëshmitari i katërt i ZPS-së, i cili mban kodin Ë03594, ka filluar të dëgjohet më 12 tetor dhe ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka nisur më 15 shtator 2021 dhe deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./Botapress.info/

Tags: Salih Mustafa

Të ngjashme

Aktuale

Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Përtej kufijve të përballueshmërisë, si po i rrit kriza energjetike çmimet për gjithçka

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Ish-kryediplomati ‘shfrytëzon’ kërkesën e Estonisë për BE-në: Liberalizoni vizat për Kosovën, po diskriminohemi nga aleatët

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Aktuale

Takimi pas tensioneve në Veri, çfarë pritet nga ballafaqimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

nga Bota Press
10 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • “Rrezik i lartë”, çfarë dëmi shkaktoi Rusia në një termocentral bërthamor të Ukrainës?
  • Qentë e bëjnë hallakamë në një lagje të Prishtinës, banorët: S’po mund të flemë
  • Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë
  • Përtej kufijve të përballueshmërisë, si po i rrit kriza energjetike çmimet për gjithçka
  • Ish-kryediplomati ‘shfrytëzon’ kërkesën e Estonisë për BE-në: Liberalizoni vizat për Kosovën, po diskriminohemi nga aleatët

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.