Policia e Kosovës njoftoi se te “Tre Rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim, të hënën në orën 00:52.
Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS se është dëgjuar një shpërthim që dyshohet se është kryer me shok-bombë, ndërsa s’është lokalizuar vend ku ka ndodhur.
“Njësitet policore kanë dalë dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi. Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bombë, dhe nuk është hasur në dëme anësore”, thuhet në njoftimin policor.
Ditë më parë, persona panjohur kishin sulmuar me mjet shpërthyes pikë kontrollin policor në këtë lagje.