Sindikata e Sektorit Privat në krye me Jusuf Azemin nuk po e pranon propozimin e Qeverisë që paga minimale në sektorin privat të jetë 260 euro, shkruan Botapress.
Azemi për Paparacin ka thënë se ky propozim le të kontribuon për ata që e propozuan. Ai thotë se paga minimale në sektorin privat duhet të jetë mbi 400 euro dhe çdo pagë tjetër do të jetë e papranueshme për këtë sektor.
https://botapress.info/vaji-3-49-cent-ish-kryetari-i-autoritetit-ua-kalkulon-fitimet-tregtareve-2-milione-per-tri-dite/
“Aty ku bisedohet për pagë më pak se 400 euro ne si Sindikatë e Sektorit Privat të Kosovës kemi thënë edhe më herët se kjo pagë le të kontribon dhe le të ju duhet atyre që e propozojnë përndryshe ne si Sindikatë e Sektorit Privat as nuk duam të dëgjojmë”.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011./Botapress.info/