Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ka dhënë informacione në Policinë e Kosovës lidhur me degradimin e KEDS-it, shkruan Gazeta Botapress.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur. “Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, ka shkruar ai.
Molliqaj u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet.
Postimi i plotë:
Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.
Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.
Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.
Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.