Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kanë filluar me procesin e pilotimit për çështjen e lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ky pilot projekt do të filloj të zbatohet në rajonin e Prishtinës dhe do të përfshijë pensionistët e moshës mbi 8 vjeç.
Demolohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Malishevës, detaje nga policia
Ata i njoftuan pensionistët që të bëjnë kërkesë përmes emailit, që të u mundësohet nga ekipet mobile lajmërimi në shtëpi.
Postimi i plotë:
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve kemi filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës. Që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.
Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.
Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit./Botapress.info/