Është demoluar pllaka përkujtimore e dëshmorëve të fshatit Damanek të komunës së Malishevës. Një lexues i Gazetës ka dërguar fotografi të pllakës ku shihen dëmet që janë shkaktuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Përleshje me armë në Fushë Kosovë: Pas të shtënave, 38-vjeçari e bëri për spital të dyshuarin tjetër
Ai tha se policia në Malishevë janë duke e hetuar rastin.
“Po është demoluar ajo pllakë, rasti është inicuar dëmtim i pronës dhe policia në Malishevë janë duke e hetuar rastin në fjalë, aktualisht nuk ka të dyshuar”, ka thënë ai.